Aksident në rrugën Shkup-Bllacë, 1 i vdekur dhe 6 të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 15 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë e poshtme. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme , në aksident është përfshirë një minibus “Mercedes” me targa të Kosovës, i drejtuar nga R.H. (63 vjeç) nga Kosova dhe automjeti i pasagjerëve “golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.I. (19) nga Shkupi. “Dy vozitësit si dhe katër pasagjerët e lënduar nga Kosova, janë dërguar menjëherë në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë, ndërsa dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Klinikën “Naum Ohridski”. Një prej tyre, K.A. (67) ka vdekur nga plagët e marra. Është kryer kontroll nga sektori i punëve të brendshme Shkup dhe është njoftuar prokurori publik, ndërsa shoferi F.I. është arrestuar”, njoftuan nga MPB. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nazarko: Kontributi i Rexhep Meidanit për Kosovën në vitin 1999 mbetet i pavlerësuar

Gazetari Mentor Nazarko ka deklaruar se kontributi i ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, për Kosovën gjatë viteve të luftës dhe krizës së vitit 1999,...

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu