Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 115 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit 1908. Aty morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi. Motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit 20, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot përkujtohet presidenti Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006. Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova,...

Ali Ahmeti nderon Presidentin Rugova: Trashëgimia e tij mbetet busull e shtetformimit dhe vizionit evropian të Kosovës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke...

Ismaili: SAFE CITY kontroll për qytetarin, mungesë përgjegjësie për shtetin

Ridvan Ismaili Projekti SAFE CITY po prezantohet si një hap drejt sigurisë dhe rendit, por në praktikë po shndërrohet në një mekanizëm presioni mbi qytetarët....

Ndalesë për kamionë në Gjavato, Presekë, Mavrovë-Dibër dhe Strugë-VK Qafë e Thanës

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit dhe ka ndalesa për automjete të...

Si u nda ASH-ja! – Flet Bujar Bajrami, Sekretari Teknik i asaj kohe dhe mbajtësi i procesverbaleve

Bujar Bajrami sqaron se ndarja e ASH-së erdhi pas një procesi të gjatë vendimmarrjeje ku shumica absolute e degëve dhe organeve partiake vendosën që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu