“Vazhdoj të jem anti-BDI” – Taravari tregon se çfarë i premtoi babait të tij të ndjerë!

“Unë kam hyrë në politikë për dy arsye – privatizimi i partisë prej Menduh Thaçit dhe arsyeja e dytë – ndryshimi te shqiptarët.”

Kështu është shprehur lideri i ASH-së, Arben Taravari në “ClickPlus” në TV21 duke bërë të ditur se ai nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj BDI-së.

“Këtë ia kam thënë edhe të ndjerit të babit tim dhe fëmijëve të mi. Mos të lejojmë privatizimin e partisë dhe të bëjmë ndryshimin tek shqiptarët”, tha më tej Taravari.

“Jemi të fyer, të ofenduar dhe të nënçmuar. Nuk duam të jemi zhurmaxhi që në këtë periudhë të rrezikojmë Qeverinë“, deklaroi Taravari lidhur me raportet në koalicionin qeveritar.

Sipas tij, edhe pse u janë premtuar shumë drejtori, të njëjtat nuk udhëhiqen nga ASH-ja edhe pas 9 muajsh qeverisje.

“Këtë periudhë s’kemi dashur të flasim, por së paku mos na llogarisin budalla apo idiot por e dime se periudha është serioze, sepse ia duam të mirën. Megjithatë duhet t’ia mendojmë edhe te mirën partisë“, tha Taravari më tej.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu