Stoltenberg para deputetëve në Maqedoni: Këtu shijova për herë të parë specat e mbushura!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për herë të parë që kur vendi u bë anëtar i plotë i Aleancës tre vjet më parë, përcjell KlanM.

Ai tha se që nga anëtarësimi në vitin 2020 e deri më sot, në Maqedoninë e Veriut ka më shumë investime të huaja dhe më shumë vende pune.

“Paqja dhe stabiliteti janë një parakusht për prosperitetin ekonomik”, përfundoi Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka folur edhe për fëmijërinë e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, duke treguar se ka jetuar për tre vjet në territorin e Ballkanit Perëndimor kur babai i tij punonte në ambasadën norvegjeze në Jugosllavi, përcjell KlanM.

“Këtu shijova akulloren e parë dhe hëngra specat e para të mbushura. Vërtet kam kujtime të këndshme nga fëmijëria ime në ish-Jugosllavi”, kujton Stoltenberg dhe shton se që atëherë është kthyer shumë herë në këtë rajon për të takuar miq.

Në vitin 2018, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbërriti në Maqedoni për hapjen e rrugës Stoltenberg, e cila mban emrin e babait të tij, i cili është qytetar nderi i Shkupit.

“Ishte një njohje e përpjekjeve të tij, por edhe e përpjekjeve të nënës sime për të ndihmuar ata që vuajtën në tërmetin e vitit 1963”, tha Stoltenberg.

Prindërit e tij, siç kujton ai, koordinuan ndihmat e ardhura nga Norvegjia dhe ndihmuan ata që mbetën të pastrehë nga tërmeti. Më pas ndihmuan në shndërrimin e spitalit të tuberkulozit në Kozle në Institutin e sëmundjeve të frymëmarrjes së fëmijëve. Ky spital, tha ai, edhe sot kujdeset për fëmijët dhe kjo është arsyeja pse kjo pjesë e botës është e rëndësishme për të, raporton Makfax.

Ai në fjalën e tij para deputetëve tha se anëtarësimi në NATO është i mirë për Maqedoninë e Veriut, por është i mirë edhe për NATO-n.

“Forcat tuaja të armatosura kontribuojnë në mënyrë aktive për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut dënoi menjëherë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe iu bashkua sanksioneve evropiane. Maqedonia e Veriut është një anëtar i rëndësishëm dhe i besueshëm”, tha Stoltenberg./KlanMacedonia

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë! (VIDEO)

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër...

Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen Kontratat tek “NP- PARKINGU” të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe kontrata në...

Media Shaholli: Dy ditë para uraganit!

Të dielën në "državën e Severnistanit" do të mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave. Në këtë garë po shkohet për...

Shkurte Fejza e emocionuar për performancën në protestë: Më vjen keq që jemi mbledhur për një padrejtësi

Këngëtarja Shkurte Fejza, e cila sot performon në protestën në Tiranë, në një prononcim për RTV21 u shpreh e emocionuar dhe krenare që është...

Arif Vladi kthen “luf*tën” në Tiranë me “Marshin e UÇK-së”

Në protestën që po mbahet në Tiranë, këngëtari Arif Vladi po e interpreton “Marshin e UÇK-së”. Aktualisht, sheshi “Skënderbe” në Tiranë është i mbushur plot...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu