80 vjetori i M*sakrës së Sopotit

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Sopotit, ku më 3 dhe 4 nëntorit të vitit 1944, forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.

Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u vizitua muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së dhe veprimtarë tjerë.

Këtë manifestim e nderoi edhe këngëtari epik kumanovar, Ismet Bexheti, i cili promvoi këngën “Martirët e Sopotit”, kushtuar martirëve të kësaj toke.

Para manifestimit ishte organizuar marshi tashmë tradicional nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu