Hasani: Nga kush kanë frikë? Nga Mickoski?!” – Hasani sfidon VLEN-in në hapjen e shtabit të AKI-së në Luboten

Luboten, Komuna e Butelit – Sonte Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Luboten, ku qindra mbështetës u mblodhën për të pritur përfaqësuesit e këtij koalicioni. Mobilizimi masiv u cilësua si tregues i fuqisë elektorale të shqiptarëve në këtë komunë, pas publikimit të listave përfundimtare të Komisionit Zgjedhor, ku ata përbëjnë mbi 50% të trupës votuese.


Në fjalën e tij para simpatizantëve, Muharrem Hasani, një nga drejtuesit lokalë të AKI-së, theksoi përpjekjet që janë bërë për të dalë me një kandidat të përbashkët shqiptar në zgjedhje. “Ne si AKI dhamë mbështetje të plotë që të kemi një kandidat të vetëm, qoftë edhe nga VLEN, sepse shqiptarët në Butel kanë shansin real që për herë të parë të zgjedhin një kryetar komune shqiptar. Fatkeqësisht, ky propozim u refuzua nga ata, madje as nuk deshën ta dëgjojnë,” tha Hasani.

Ai shtoi se rrethanat e krijuara nga ky proces i dhanë AKI-së avantazhin që kandidati i tyre të mbetet i vetmi shqiptar në garë për komunën e Butelit. “Ky është një shans i artë për të gjithë banorët e kësaj komune. Presim mbështetje edhe nga votuesit e VLEN-it, sepse më e pakta që duhet të bëjnë është të na përkrahin në këtë kauzë. Nga kush kanë frikë? Nga Mickoski?” u shpreh Hasani, duke marrë duartrokitje të forta nga të pranishmit.

Sipas drejtuesve të AKI-së, ky mobilizim është sinjali i parë se shqiptarët në Butel janë më të bashkuar se kurrë dhe se fitorja e një kryetari shqiptar është brenda arritjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vezët sot më të shtrenjta se vetë pula. Edhe pula po befasohet!

Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur...

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu