Ilire Dauti: “Shqiptarët po dëmtohen nga vendimet e qeverisë dhe bashkëpunimi i disa përfaqësuesve shqiptarë”

Deputetja Ilire Dauti ka akuzuar qeverinë dhe disa ministra shqiptarë për vendime që, sipas saj, kanë cenuar interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kur Mickoski e shkeli legjitimitetin e shqiptarëve, atë e bëri me ndihmën e disa shqiptarëve,” deklaroi Dauti. Ajo kujtoi se edhe shfuqizimi i Balansuesit u votua në Qeveri nga ministra shqiptarë.

Deputetja theksoi se si pasojë e vendimeve të fundit, diaspora është fshirë nga proceset zgjedhore, çka do të sjellë humbje përfaqësimi: “Struga do të ketë katër këshilltarë më pak,” tha ajo. Sipas Dautit, qyteti ka humbur rreth 1 miliard euro nga kredia hungareze dhe ndodhet në situatë të rëndë financiare.

Ajo përmendi edhe Ligjin për Branitellat, duke kritikuar faktin se ministrat shqiptarë sollën ligjin në Kuvend vetëm në gjuhën maqedonase: “Është e dhimbshme kur sheh se edhe ministrat shqiptarë sjellin ligjet në Kuvend vetëm në gjuhën maqedonase,” u shpreh Dauti.

Deputetja vuri në dukje se nuk mjafton zgjedhja e kryetarëve të komunave të aftë, nëse shqiptarët nuk kanë përfaqësues të fuqishëm në Qeveri: “Ne mund të zgjedhim njerëzit më brilantë si kryetarë komunash, por pa shqiptarë të fortë në Qeveri, ata do të përfundojnë vetëm me borxhe,” tha ajo.

Dauti apeloi që vota e shqiptarëve të mos shkojë thjesht për individë, por për të afirmuar të drejtën e vetëvendosjes: “Me votën tuaj nuk do ta bëni fitues vetëm Arsim Dalipin dhe Faton Pollozhanin, por do të tregoni se nuk është e mundur që për pragun tuaj të vendosin të tjerët. Ju jeni zot në shtëpinë tuaj,” përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti: “Mickoski frikësohet edhe nga Arabela, të mos merret me ne”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski...

Sela: “Mickoski s’mund të zgjedhë për ne, shqiptarët zgjedhin vetë”

**“Është bërë e vështirë, z. Ahmeti, në këtë fushatë edhe të gjejmë ndonjë anekdotë për t’i përcjellë porosi Mickoskit. Duhet të jemi bashkë për t’i...

Arben Ratkoceri reagon: “250 milionë kredi hungareze për kompani maqedonase, asnjë për shqiptare”

Shkup – Aktivisti dhe analisti Arben Ratkoceri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, sipas të cilit shteti ka ndarë 250 milionë euro...

Dr.Arsim Dalipi dhe Faton Pollozhani e nisin vrullshëm fushatën në Strugë

Strugë – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në Strugë me një tubim të madh të organizuar në qytet,...

Uniformat në maqedonisht,VLEN-i hesht, SHBA ju kujton Marrëveshjen e Ohrit

“Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë mbështetur respektimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, siç janë të mishëruara në Kushtetutë. Ne e njohim rolin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu