EKSKLUZIVE/ Ngjarje e rëndë në një dasmë në Maqedoni: Vrasje dhe vetëvrasje trondisin vendin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prilep, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër ka kryer vetëvrasje. Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga “Skopje1”, ngjarja ka ndodhur gjatë një gëzimi familjar, konkretisht një dasme.

Burime të afërta me rastin bëjnë me dije se autori i dyshuar është daja i viktimës, i cili fillimisht ka qëlluar për vdekje nipin dhe babanë e tij, përpara se të kryente vetëvrasje.

Policia ka reaguar menjëherë, duke mbërritur në vendngjarje me forca të shumta sigurie. Aktualisht, zona ku ndodhi incidenti është e rrethuar, ndërsa po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pritet të ketë një deklaratë zyrtare gjatë mëngjesit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal në Prilep, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe konfliktet familjare që shpeshherë përfundojnë në tragjedi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu