30 ditë paraburgim për Dardhishtën dhe 6 të arrestuar tjerë

Gjykata Penale në Shkup e ka pranuar kërkesën e prokurorit hetues për ti dhënë 30 ditë paraburgim Bujar Dardhishtës, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë dhe zyrtar në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim). Së bashku me shtatë të dyshuar tjerë, Dardhishta është dërguar në burgun e Shutkës, shkruan gazeta KOHA.

Kjo vijoi pas një aksioni policor të realizuar të mërkurën mbrëma në Kumanovë dhe Shkup, ku u arrestua Dardhishta dhe disa persona tjerë – punonjës në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim).

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për, siç thuhet, goditje të një grupi të organizuar kriminal të dyshuar për vepra penale nga fusha e korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomik. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e konfirmojnë aksionin që u zhvillua në disa qytete në vend.

“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, zyrtarë policorë nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë MPB, po realizojnë aktivitete në disa lokacione në Shkup dhe Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të natyrës financiare-ekonomike. Më shumë detaje do të bëhen të ditura pas përfundimit të aktiviteteve në terren”, njoftoi dje Prokuroria. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

SHBA-ja kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, konsiderohet një hap...

Vdes në rrethana misterioze dëshmitari kyç në rastin e “Sarajevo Safari”

Slavko Aleksiç, ish-udhëheqës i milicisë boshnjake që komandonte pozicionet e snajperistëve mbi Sarajevë gjatë luftës në vitet 1990, ka vdekur në rrethana misterioze në...

Putin sulmon Rutte-n: NATO po përgatitet për luftë pa mbështetjen e SHBA-ve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se po shpërfill qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu