28 Nëntori ndez debat në Maqedoninë e Veriut: Festë kombëtare për shqiptarët, burim urrejtjeje në diskursin publik

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, edhe këtë vit u shënua gjerësisht nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me flamuj kuqezi dhe festime nëpër qytete, por atmosfera nuk kaloi pa tensione të zakonshme ndëretnike dhe nxitje narrativesh negative në hapësirën publike.
Si çdo vit, raportimi mediatik dhe reagimet në rrjetet sociale rreth kësaj feste zbuluan përsëri plagët e vjetra të shoqërisë multietnike, shkruan Portalb.mk.

Gazetari me përvojë, Borjan Jovanovski, thekson se gjuha e urrejtjes që shpërthen rreth kësaj date është tregues i nivelit të ulët të kulturës politike dhe qytetare në vend.

“Jotoleranca ndaj atyre me të cilët jetojmë prej shekujsh tregon nivelin e kulturës politike në Maqedoni. Për 35 vite pavarësi, elita politike nuk ka bërë asgjë për t’i tejkaluar këto probleme,” shprehet Jovanovski.

Një nga rastet që ndezi reagime ishte ai i një punonjësi shtetëror në Strugë, i cili ofendoi publikisht flamujt shqiptarë të vendosur përgjatë Drinit të Zi, duke i quajtur shqiponjat “çafka”.
Ndërkohë, mediat maqedonase u fokusuan kryesisht në “parregullsitë” dhe jo në domethënien e festës për shqiptarët.

“Asnjë media në gjuhën maqedonase nuk u mundua t’i shpjegonte publikut pse festohet 28 Nëntori,” shton Jovanovski.

Aktivisti Umejr Muhamedi dënon raportimin tendencioz, duke theksuar se fokusi mediatik i jep hapësirë më shumë provokimeve të të miturve sesa vetë festës:

“Mllefi ndaj sistemit nuk duhet të shprehet me jotolerancë etnike, sepse mbetemi bosh në xhepa, bosh në mendje dhe bosh në shpirt.”

Juristja Mersiha Smailovic thekson se ligji në Maqedoni është i qartë dhe i ashpër kundër gjuhës së urrejtjes.
Ajo përmend nenet e Kodit Penal që e sanksionojnë nxitjen e urrejtjes dhe thekson se askush, as zyrtarët shtetërorë, nuk duhet të jenë të paprekshëm:

“Funksioni publik nuk është mbrojtje nga përgjegjësia penale. Përkundrazi, ai kërkon përgjegjësi më të lartë.”

Ndërkohë, aktivisti Dehran Asanov paralajmëron se tolerimi i gjuhës së urrejtjes nga vetë institucionet e larta e normalizon fenomenin në shoqëri:

“Kur gjuha e urrejtjes tolerohet nga nivelet më të larta të shtetit, ajo bëhet modë. Mungon sanksionimi i barabartë për të gjithë, pavarësisht funksionit.”

Edhe pse është utopike të pritet zhdukja totale e jotolerancës, ekspertët theksojnë se politikanët mbeten përgjegjës për qetësimin e situatave të ndjeshme dhe për edukimin e shoqërisë mbi respektin dhe vlerësimin e simboleve kombëtare.

Nëse shoqëria investon në mirëkuptim, njohje dhe respekt të ndërsjellë, atëherë 28 Nëntori nuk do të jetë nxitës debatesh, por urë komunikimi mes bashkësive.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu