24info: Lavrov kundër Kosovës së pavarur, Osmani u grind me të gjithë për ta sjellë në Shkup!

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov mbrëmë vonë ka mbërritur sonte në Shkup, me të cilin janë përmbushur paralajmërimet se do të vij dhe plani i ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, shkruan portali maqedonas 24info.mk.

Më tej thuhet se Rusia është një mbështetëse e madhe e Serbisë në rastin e Kosovës dhe Lavrov pa mëdyshje në disa raste deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë, përcjell INA.

“Por, Bujar Osmani hyri në konflikt me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe pothuajse me dhunë e solli ministrin e Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në Shkup. Pyetja është se cili është qëndrimi i Bujar Osmanit për çështjen e Kosovës dhe nëse Bujari është i vetmi shqiptar që ka përkrahur gjithë operacionin e ardhjes së Lavrovit në Shkup.

Si kujtim, vendet baltike dhe Polonia, partnerët tanë tradicionalë, tërhoqën ministrat e tyre nga samiti i OSBE-së pas mbërritjes së Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Antoine Blinken dhe David Cameron u larguan nga samiti sot herët.

Në fund të ditës, pyetja mbetet: Sa do t’i kushtojë vendit tonë ardhja e Lavrov?”, shkruan portali maqedonas 24info.mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu