VIDEO / 19-vjeçari shqiptar ishte rrëmbyer në Sierra Leone! Si e shpëtoi Renea dhe Interpoli

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e raportuar më herët gjatë ditës së sotme, ku një 19-vjeçar shqiptar u shpëtua nga shteti i Sierra Leones dhe u riatdhesua.

Policia e Shtetit thotë se denoncimi u bë nga nëna e tij, e cila tha se djali ishte marrë peng dhe po mbahej në shtetin e Afrikës jug-perëndimore.

Ndonëse mbetet e paqartë nëse ai kishte shkuar aty për qëllime turistike apo diçka tjetër, sipas policisë, 19-vjeçari kishte arritur të largohej nga rrëmbyesit dhe kishte shkuar në një komisariat policie aty.

Përfaqësues të RENEA dhe Interpol Tirana u nisën menjëherë drejt kryeqytetit Freetoën, ku së bashku me autoritetet atje, bënë të mundur nisjen e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.

Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.

Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.

Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.

Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.

Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.

Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.
https://www.facebook.com/watch/?v=1349110772898322
Kliko per te pare VIDEON

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu