115 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Marketing

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër./KosovaPress/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu