113-vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka nderuar kontributin, sakrificat dhe shërbimin e të gjithë efektivëve të FARSH-it.

“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite|.

“Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit”.

“Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive”.

Ai njëherësh ka shfaqur mirënjohje për çdo pjesëtar të ushtrisë.

“ Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut!Gëzuar 113-vjetorin FARSH! ”, shkruan numri një i Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award” Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e...

Lirim Memetaj: Çfarë funksioni shtetëror mban Dejona Mihaili që po ruhet nga Policia Speciale?

Në rrjete sociale, Lirim Memetaj ka publikuar një postim të ashpër shoqëruar me fotografi, ku ai akuzon se zyrtarja policore e Njësisë Speciale Operative...

Maqedonia në OKB votoi “pro” kthimit të fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje të martën për kthimin e menjëhershëm dhe pa kushte të fëmijëve ukrainas “të transferuar me forcë” në...

Selimi: Liderët e VLEN-it janë burim i përçarjeve prandaj shkrirja është e vështirë

Analisti politik Sefer Selimi në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se mendon se do të jetë shumë e vështirë çështja e bashkimit. “VLEN-i është një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu