“10 mijë euro në diskotekë”, VV’ja me shpenzime të mëdha për zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, shkruan Insajderi.

Sipas këtyre deklarimeve VV ka shpenzuar miliona.

Në raport kuptohen edhe shpenzimet që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur lidhur me ushqimin, radio e spotet televizive, shpenzimet e tjera të reklamave, reprezentacionet dhe konferencat, të cilat gjithsej kalojnë shifrën prej 1.1 milion eurosh.

Nga të dhënat e publikuara shihet se VV ka deklaruar shpenzime edhe për pagat dhe kompenzimet, pagesat e vëzhgueseve e ‘‘beneficione tjera’’. Këtu shpenzime e VV-së arrijnë deri afër 37 mijë euro.

Vetëvendosje kishte organizuar edhe një ndenjë në një diskotekë në Prishtinë që figuron se ka paguar mbi 10 mijë euro aty.

VV-ja ka deklaruar edhe shpenzimet e transportit të cilat kanë kaluar shifrën prej 199 mijë eurosh.

Tutje, në raportin e KQZ-së bëhet e ditur edhe shuma e gjobave që ka marrë partia e Albin Kurtit, e që e cila kanë shifrën prej 212 mijë euro.

Përfundimisht, Lëvizja Vetëvendosje, gjatë periudhës mes 16 gushtit të vitit të kaluar, dhe 9 shkurtit të këtij viti, ka shpenzuar mbi 1.7 milionë euro.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu