𝗥𝗲𝗰̧𝗮𝗸𝘂: 𝗞𝘂𝗿 𝗛𝗲𝘀𝗵𝘁𝗷𝗮 𝗕𝗲𝗿𝘁𝗲𝘁

shkruan: Agron Shaqiri
Ishte një mëngjes i ngrirë, ku akulli mbështillte çdo frymë, dhe dimri duhej të shkruante përralla të bardha mbi faqet e dheut. Por atë ditë, bardhësia u përlye. Toka u bë plagë – e kuqe, e thellë, një çarje në gjoksin e dheut që nuk mbyllet kurrë. Qielli, gjithmonë një dëshmitar i heshtur, u përkul nga pesha e tragjedisë, dhe era – ah era, ajo që dikur sillte zërat e fëmijëve – erdhi si psherëtimë vdekjeje, duke mbartur me vete britmat e fundit të njerëzve që shuheshin në agoni.
Ata ishin baballarë që kishin mbajtur barrën e një jete të rëndë, ishin vëllezër që kishin ndarë ëndrrat e së nesërmes dhe djem që i ishin besuar shpresës së një të ardhmeje më të mirë. Por atë ditë, ata u shndërruan në hije të shtrira mbi dheun e tyre, dheun që nuk mundi t’i mbrojë dot bijtë e vet.
Plumbat ishin fjalët e vetme që flisnin. Fshikulluan ajrin dhe mbushën gjithçka me një heshtje therëse. Por ajo heshtje nuk ishte bosh. Ishte një britmë e padukshme, një ulërimë që shpërtheu nga thellësitë e dheut dhe u ngjit drejt yjeve.
O Njeri! Reçaku nuk është thjesht një emër apo një ngjarje e përgjakshme. Reçaku është poema që toka këndon, një këngë që dëgjohet vetëm në thellësitë e shpirtit. Ata që u shuan atë ditë nuk janë thjesht kujtime; ata janë rrënjët e tokës, gjaku i dheut, forca që e mban këtë histori gjallë.
Reçaku është dëshmia se dhembja mund të kthehet në forcë. Se heshtja mund të bëhet britma më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Dhe ajo britmë është këtu, në çdo hap që hedhim mbi këtë tokë, në çdo frymë që marrim.
Mos e harro atë tokë. Mos e lejo dhembjen të tretet. Sepse toka jonë nuk kërkon vetëm kujtesë; ajo kërkon drejtësi. Ajo është thirrje që vazhdon, plagë që s’duhet të mbyllet, këngë që s’duhet të shuhet. Ajo duhet të jetë fryma e pavdekshme e një populli që refuzon të harrojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu